MENU
klinika

"Sot nuk ka humbës"

Fitoi zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri reagon nga qelia

15.05.2023 - 12:15

Fredi Beleri ka reaguar nga qelia pas përfundimit të procesit të numërimit në bashkinë e Himarës ku ai triumfoi përballë rivalit socialist.

Ai shkruan se sot nuk janë humbës, dhe fitues sipas tij janë të gjithë qytetarët e Himarës.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua ti nënshtrojë.

Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, thuhet në reagimin e tij.

Beleri u arrestua nga policia një ditë para zgjedhjeve me akuzën se po përpiqej të blinte vota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon procesi i numërimit të votave

Fredi Beleri fiton bashkinë e Himarës