MENU
klinika

Komenti për Fredi Belerin

Flutura Açka për zgjedhjet: Rezultat dramatik! PD të reformohet

17.05.2023 - 15:48

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke e cilësuar rezultatin e humbjes së opozitës si “dramatik”.

Ajo u shpreh se të gjithë demokratët janë fajtorë për këtë rezultat, ndërsa theksoi se Sali Berisha duhet t’i lërë alibitë e humbjes.

“Ne humbëm se u fshehëm pas gishtit. Po e pranoj se kemi humbur. Në Kavajë ka fituar sepse ai ka punuar dhe është një njeri dinjitoz. Duhet të ketë një anaizë e thelluar përse kemi humbur. Të gjithë jemi fajtorë. Nuk ka alibi më, e përdorën me muaj të tërë 6 marsin. Shkodra ka qenë e humbur që në 6 mars. Në 2025 e kemi të humbur.

Në Tiranën, Shkodër dhe Elbasan prisnim më shumë vota. Nëse do të largohet zoti Meta, është punë e tij. Ti duhet t’i ndash gjërat se kush është i shitur. Mua nuk më ka penguar çështja e non gartës, se nëse ka patur një njeri pro-europian, ka qenë Berisha. Ai duhet të dalë dhe të thojë se nuk e solli dot partinë në pushtet. Duhet të japë llogari para demokratëve.

Të paktën duhet të kishim marrë dhjetë Bashki. Duhet të një shpurë e re, të japin alternativë për të mbrojtur demokracinë. PD të reformohet dhe të hapet. Më është dukur vetja si mish i huaj. Në rast se këta njerëz nuk tëhiqen, këta kanë skenarë të tjera që do të errësojnë edhe më shumë PD.”, u shpreh deputetja e PD në një intervistë në News24.

Teksa u pyet në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit fitues të koalicionit “Bashke Fitojmë”, Açka tha se ky i fundit nuk duhet të kishte kandiduar dhe se nuk duhet të ishte në burg për blerje votash, por për shkelje të kushtetutës.

“Nuk kishin pse të vinin Zotin Belerin kur ka pas këtë lloj histoerie. Del foto me flamurtin grek, ti kërkon debat. Kjo është bërë enkas për të larguar vëmendjen. Për mua Zoti Beleri nuk duhet të ishte në burg, kur Rama është shembull për hajdut votash, të arrestohej për shkelje të Kushtetutës.”- tha Açka.