MENU
klinika

Emigrantët e kuptojnë më mirë!

Frika e Rita Orës kur u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar!

12.05.2023 - 10:52

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Glamour”.

Ajo ka dhënë edhe një intervistë, ku ka folur për të kaluarën e saj të vështirë, përkatësisht kohën kur familja e saj u zhvendos nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar gjatë trazirave ballkanike.

“Dëshira e pangopshme e Ritës për sukses, thotë ajo, vjen nga frika për t’u rikthyer në jetën e saj, para suksesit dhe mbart peshën e përgjegjësisë për familjen e saj,”, shkruan revista “Glamour”.

“Prindërit e mi nuk më kanë bërë kurrë presion; Fëmijëria ime ishte e lumtur dhe e mrekullueshme”, tha fillimisht Rita.

Nevoja dërrmuese për të arritur dhe mbrojtur familjen e saj vjen nga vetja, “Disa njerëz mund të mos e dinë se sa sakrificë kam bërë vetëm për t’u siguruar që të dashurit e mi të jenë mirë”, pranoi Rita.

“Gjithmonë kam pasur presionin e të menduarit: ‘Nëse nuk ia dal, atëherë a do të kthehemi nga kemi ardhur?

Nuk e di se çfarë është ajo ndjenjë, sepse në fakt nuk jam rritur kurrë në Kosovë dhe jeta para luftës ishte menduar të ishte e mirë. Jam rritur në Londër. Pra, është pothuajse si të kesh frikë nga diçka që nuk është në të vërtetë atje”, shtoi Rita.

Kujtojmë që këngëtarja së fundmi pati një paraqitje të mrekullueshme në ‘Eurovision 2023’, ku performoi në natën e parë gjysmëfinale si e ftuar speciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Drita e të cilit nuk do të zbehet kurrë…"

Ylli mbi yjet që la gjurmë në qiellin shqiptar


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë