MENU
klinika

Vendime të rëndësishme

FSHF-ja mbledh Asamblenë e Përgjithshme

12.05.2023 - 12:51

Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF, që zhvilloi punimet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Përveç anëtarëve dhe delegatëve, në këtë Asamble morën pjesë edhe përfaqësues nga UEFA dhe FIFA, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri, znj.Evis Kushi, si edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi.

Sipas Statutit, u kërkua që anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të miratonin rendin e ditës. Më tej u vijua me zgjedhjen e delegateve për të verifikuar procesverbalin e kësaj asambleje, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku propozoi tre emrat: Eronaldo Gjici (KF Kukësi), Krenar Bardhi (KF Erzeni) dhe Ismet Ajazi (FK Tomorri), të cilët u votuan nga delegatët e pranishëm në Asamble. Më pas u votuan edhe delegatët e propozuar si vëzhgues të Asamblesë: Genc Tomorri (SHRFT), Albert Lusha (Luzi Vogel 2008) dhe Marius Sula (FC Lushnja).

U votua në këtë Asamble edhe Komisioni i Verifikimit, që do të ketë një mandat dy vjeçar dhe sipas statutit kandidatët e propozuar janë juristë që përmbushin kriteret e vendosura nga Neni 15 i Rregullores së Asamblesë. Delegatët votuan si anëtarë të këtij komisioni tre emrat e propozuar janë Rozeta Shira, Ervin Sherifaj dhe Krenar Bardhi.

Sipas rendit të ditës, Asambleja vijoi punimet duke miratuar procesverbalin e Asamblesë së kaluar, duke diskutuar raportin e aktivitetit të FSHF-së përgjatë vitit 2022, raportin financiar të FSHF-së për vitin 2022 i cili përfshin pasqyrën e te ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilancin për vitin 2022, raportin e auditorit te pavarur për pasqyrat financiare te FSHF për vitin 2022, miratimin e pasqyrave financiare të audituara për vitin 2022, miratimin e buxhetit për vitin 2023, emërimin e audituesve të pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv për auditimin e pasqyrave financiare te vitit 2023 që do të jetë “Grant Thornton”.

Pjesë e rendit të ditës ishin disa propozime për azhurnimin e statutit, ku anëtari i KE-së, Envi Hicka shpjegoi se ndryshimet e propozuara ndonëse synojnë vetëm shkrimin e të njëjtave rregullave në mënyrë më të qartë dhe më të lehtësisht të zbatueshme për të gjithë. Më pas u kalua në votim me anëtarët e Asamblesë që votuan pro ndryshimeve në statut, për të kaluar te miratimi i propozimeve të Komitetit Ekzekutiv për anëtarët e organeve juridike të FSHF.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin