MENU
klinika

Banuese në SHBA

Gjendet e pajetë një 36-vjeçare në një hostel në Shkodër

24.05.2023 - 21:38

Një 36-vjeçare shqiptare që banonte në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjetur e pajetë në Shkodër.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se e reja u gjet e pajetë nga nëna e saj në një hostel në lagjen “Tre Heronjtë” ku edhe jetonte momentalisht.

Gjatë hetimeve, policia nuk ka zbuluar shenja dhune dhe besohet se e reja ka ndërruar jetë për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje