Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu 2 shtetasit rusë, Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të kapur në uzinën e armatimeve në Gramsh.
Ata po mbaheshin në paraburgim, pasi u kapën duke filmuar objektet ushtarake në Gramsh, ku edhe sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë që po ruanin godinën.
Mësohet se lirimi i tyre erdhi pasi përfundoi afati i paraburgimit, 9 muaj pas arrestimit.
Mësohet se shtetasi Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.
Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor për verifikimet përkatëse.