MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me arkivin dhe administratën

Gjykata e Pogradecit transferon rreth 600 dosje në Korçë

01.05.2023 - 12:39

Faza e dytë e ndryshimit të hartës gjyqësore ka prekur edhe institucionet e drejtësisë në juglindje të vendit.

Si rrjedhojë, Gjykata e Pogradecit do të transferojë rreth 600 dosje në Korçë. Nga ana tjetër arkivi me 40 mijë dosje të vjetra do të mbetet në Pogradec deri në një urdhër të dytë.

Panorama TV mëson se në qarkun e Korçës nuk do të ketë shkurtime në administratën gjyqësore dhe për rrjedhojë i gjithë personeli do të vendoset në gjykatën e re të shkallës së parë me qendër në Korçë.

Në vendimin e datës 28 Mars, parashikohet funksionimi i gjykatave me juridiksion të përgjithshëm që do të jenë në bazë qarku.

Gjyqtarët që janë e gjykatës së Pogradecit do t’i bashkohen Korçës duke mbajtur të gjitha dosjet që ata kanë në gjykim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reduktohen edhe Gjykatat Administrative

Harta e re, shkrihen 9 gjykata e prokurori!