MENU
klinika

Siguron 146 mandate në Parlament

Greqia ‘ngjyroset’ blu, Mitsotakis fitore historike!

22.05.2023 - 09:37

Me brohorima e kanë pritur përkrahësit e partisë Demokracia e Re rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 21 majit, që përmbajnë surpriza të mëdha, ose një tërmet politik siç e kanë quajtur, pasi shënojnë një prej fitoreve më të mëdha të konservatorëve të cilët kanë dalë fitimtarë duke siguruar 40,8% të votave. Nga ana tjetër humbja ishte katastrofike për partinë më të madhe opozitare Syriza, e cila ka marrë vetëm 20,7% të votave.

Sipas përllogaritjeve me 40.8% Demokracia e Re arrin të sigurojë 146 mandate në Parlament. SYRIZA është kufizuar në 20.1% dhe 71 mandate.

PASOK me 41 mandate dhe një përqindje dyshifrore prej 11.5% zuri vendin e tretë, ndërsa KKE u rrit duke arritur në 7.2% dhe 26 mandate. Zgjidhja greke ka sukses dhe mbetet në Parlamentin e ri pesëpartiak, me një përqindje prej 4.5% dhe 16 mandate.

Megjithë kritikat e partive të opozitës ndaj qeverisë Mitsotakis, grekët kanë preferuar vazhdimësinë e politikave të konservatorëve dhe për herë të parë pas dekadash, harta e vendit është thuajse tërësisht blu.

“Me votën e tyre grekët treguan se i njohin hapat e rëndësishëm përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vite. Ata dëshmojnë se Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme. Në fund të fundit, këtë kërkuan votuesit sot dhe e kërkuan fuqishëm , do të thosha në mënyrë absolute”- tha lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi