Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen diplomatit amerikan, Henry Kissinger, i cili sot mbush 100 vjeç. Madje e cilëson edhe si “big boss” (bosi i madh). Urimin për të e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Ndërsa foton e tij e ka shoqëruar edhe me një shprehje të tij.
“Happy birthday big boss! Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë, Henry Kissinger, sot plot 100 vjeç,”-shkruan në postimin e tij Rama.
Henry Alfred Kissinger është një diplomat dhe politikan amerikan. Ai ka shërbyer si Sekretar Shteti i SHBA dhe këshilltar sigurie për administratat e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford. Ai ka fituar edhe një çmim Nobel për Paqe në vitin 1973 për negociatat për një armëpushim në Vietnam.