MENU
klinika

“Situata më e rëndë që nga 1999”

Haradinaj i shqetësuar: Mocioni i mosbesimit për qeverinë Kurti, zgjidhja e situatës

31.05.2023 - 19:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës për të cilën është shprehur se është tepër i shqetësuar.

Haradinaj tha se se situata është më e rëndë që nga viti 1999, duke bërë përgjegjës për të gjithë këtë situatë të krijuar, kryeministgrin Abin Kurti.  Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se ka nisur konsultimet me partitë për mocionin dhe është e vëtmja rrugëzgjidhje në të gjithë këtë situatë kaotike.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve parlamentare, besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi”, është shprehur ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive”

Kurti “godet” Sekretarin Amerikan, Blinken

Situata e tensionuar në veri të Kosovës

BE kërkon takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin