MENU
klinika

"Nuk kishim dijeni!"

Heroina në Durrës, çfarë thanë shoferi dhe pronari i autobusit

01.05.2023 - 11:34

Kanë mohuar të kishin dijeni për praninë e heroinës shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve Durrës-Bari. Drejtuesi i mjetit, 57-vjeçari Piro Rrushi ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet brenda autobusit.

Edhe pronari i linjës, 32-vjeçari Mikel Pici, fillimisht ka mohuar që të ketë lidhje me këtë rast të trafikut, e më pas ka preferuar që të heshtë. Ata u vunë në pranga të dielën në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, policia gjeti një sasi mbi 13 kilogramë heroinë. Lënda narkotike ishte e paketuar në 26 pako, e mbështjellë me letër natriban ndërsa ishte futur në një vend të veçantë në pjesën e pasme të autobusit.

Sasi e drogës u zbulua pas një hetimi disa javor, ndërsa kishte destinacion Barin në Itali. Uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast trafiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendoset në pranga pronari i firmës dhe shoferi

Si u zbulua heroina në autobus në portin e Durrësit!


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin