MENU
klinika

Votat për këshillin bashkiak

Humbje e dyfishtë, Bardh Spahia “mundet” edhe nga të tijtë

16.05.2023 - 15:53

Në Shkodër Bardh Spahia ka humbur edhe brenda “gardhit” të vetë politik. Kandidati i Sali Berishës është votuar më pak se sa votat që kanë mbledhur këshilltarët e “Bashkë Fitojmë”, dhe duket se votat e tyre kanë shkuar për Benet Becin, pasi ai ka marrë më shumë vota sesa këshilltarët socialistë e social-demokratë të marra së bashku.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli përcolli edhe shifrat, të cilat e dëshmojnë këtë humbje “dyfish” të kandidaturës së Sali Berishës për Shkodrën.

“Bardh Spahia ka 1161 vota më pak se kundrejt të gjitha forcave politike të djathta, përfshirë është Partinë Demokratike zyrtare. Benet Beci ka 4315 vota më shumë se sa të gjitha forcat e majta”, raportoi ai.

Partia Socialiste për herë të parë arriti të thyejë Shkodrën, e cila ka qenë bastioni kryesor i Partisë Demokratike në tri dekada. Benet Beci tashmë do të drejtojë për katër vitet e ardhshme bashkinë më të madhe të veriut.