MENU
klinika

"Kjo i kalon limitet"

I përmendën babain e ndjerë, “shpërthen” Ronaldo Sharka

25.05.2023 - 09:10

Ronaldo Sharka po rrëmben vëmendje të madhe së fundmi në rrjetet sociale. Një ditë më parë ai publikoi një video të montuar të Nita Latifit në Instagramin e tij ku këngëtarja shprehej: “Ç’ka ka Elvana që nuk e kam unë? Pse mos me qenë unë Elvana?” Ai e përdori këtë për të thumbuar ish-banoren e “BBV”.

Të shumta kanë qenë komentet poshtë videos së tij, ama një në veçanti e ka prekur Ronaldon, pasi i ka përmendur babain e ndjerë.

“Midis shumë komenteve negative, më bëri përshtypje ky. Dhe përmbajtja mund ta dëshmojë qartazi se përse. Pasi lexova këtë koment, tani nuk habitem më për asgjë.

Pas kaq shumë kohësh vendosa të publikoj një koment në story. Kushdo që fshihet pas kësaj faqeje që ka shkruar këtë koment, do të kujdesem personalisht dhe do të kthehet në një nga qëllimet e mia kryesore, ndjekja penale ndaj kujtdo që fshihet pas këtyre fjalëve të pa justifikueshme.

Kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që më njihni, që unë ‘mbaj shumë’, por kjo i kalon limtet, tani mbani pasojat ligjore”, shkruan Ronaldo, teksa ka postur edhe komentin mjaft ofendues dhe të rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ti njihesh nga motra me të cilën nuk flet”!

Plas keq midis Ronaldo Sharkës dhe motrës së Olta Gixharit

Vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta babai i Ronaldo Sharkës