MENU
klinika

“Evropianët po bëjnë një punë të pisët”

Grenell: Hashim Thaçi duhet të lirohet

26.05.2023 - 09:52

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shprehur nga Tirana se Haxhim Thaçi duhet të lirohet nga paraburgimi dhe akuzat e Hagës. Sipas tij, ish-presidenti i Kosovës akuzohet padrejtësisht dhe çështja ndaj tij është politike.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze.

Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, është shprehur Richard Grenell.

Në emisionin Top Story, ish-ambasadori është pyetur dhe për qëndrimet e tij të njohura kundër Albin Kurtit, për të cilat ka thënë se kryeministri i Kosovës kurrë nuk i ka pranuar idetë e amerikanëve.

“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtin. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”, vijoi Grenell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin