21.05.2023 - 12:32
Do të të jetë Livio Marineli arbitri i supersfidës së javës së 36-të të Serisë A, asaj mes Napolit dhe Interit, që do të luhet sot në orën 18:00. Kjo do të jetë hera e gjashtë për 38-vjeçarin në drejtimin e së secilës prej klubeve italiane.
Në pesë precedentët e mëparshëm që ka gjykuar Napolin, “axurrët” numërojnë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Nga ana tjetër, zikaltrit numërojnë po ashtu pesë precedentë të mëparshëm me arbitrin, me bilancin që është dukshëm më pozitiv se ai i rivalëve, pasi Interi ka fituar 4 prej këtyre ndeshjeve, duke humbur vetëm njërën prej tyre, atë të pësuar gjatë këtij sezoni ndaj Specias.