28.05.2023 - 19:59
Jose Mourinho mund të largohet nga Roma. Trajneri i njohur dështoi të kualifikonte skuadrën në Champions League përmes rrugës së kampionatit dhe e vetmja shpresë për skuadrën mbetet fitimi i finales së Europa League ndaj një skuadre si Sevilla.
Tekniku i njohur është i bindur se me një grup lojtarësh jo në nivel të lartë nuk mund të bëjë asgjë në kryeqytet dhe largimi mbetet një opsion të cilin portugezi po e merr në konsideratë.
Mourinho synon të gjejë një ekip ku do mund të konkurrojë për majën e Europës. Më parë, ai ka drejtuar skuadra si Inter, Real Madrid, apo Chelsea.