MENU
klinika

Gati përjashtimi nga UEFA

Juventus në qershor mund të dënohet edhe për pagat!

23.05.2023 - 14:53

Dënimi me zbritjen e 10 pikëve nga Komisioni i Apelit për bilancet fiktive ishte vetëm maja e ajsbergut që pritet të mbyllë si mos më keq sezonin e Juventusit. Vetëm pak orë pas këtij lajmi ‘zonja e vjetër’ u mposht 4-1 nga Empoli në Seria A dhe tani pjesmarrje në Champions League për sezonin e ardhshëm mund të konsiderohet vetëm se mrekulli.

‘Bardhezinjtë’ momentalisht renditen në vendin e 7 me 59 pikë, 5 më pak se Milani i vendit të katërt. Opsioni i vetëm është që Juventusi këtë fundjavë që vjen të mposhtë Milanin në përballjen direkte. Sakaq për pasojë të dënimit të Juventusit Lazio e vendit të dytë siguroi matematikisht pjesmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat.

Megjithatë për Juventusin më e keqja ende nuk ka ardhur. Më 15 qershor do jetë gjyqi për pagat ku pritet një tjetër penalitet për Juventusin. Gjasat janë që të ketë të tjerë pikë të hequra, por nuk dihet saktësisht nëse do jenë për këtë sezon apo për atë që vjen. Gjithashtu UEFA ka tërhequr nga prokuroria e Torinos të gjithë dokumentat dhe po shqyrton një dënim për Juventusin. Edhe në këtë rast vendimi në Nyon do jepet në qershor.

Për t’iu rikthyer dënimit me 10 pikë për bilancet fiktive i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Allegri, i cili është shfaqur tejet i irrituar. Ai ka thënë se kjo është lajthitje dhe mungesë rrespekti ndaj lojtarëve dhe stafit, por ka shtuar se shpreson që kjo çështje të mbyllet njëherë e mire. Në mbrojtje të futbollistëve dhe Allegrit ka dalë edhe trajneri i Romës Jose Mourinho, i cili ndër të tjera e ka quajtur kampionatin të manipuluar.

Juventusi ka kërkuar kohë të njihet me detajet dënimit, që më pas të vendosë nëse do apelojë në CAS-in e Komitetit Olimpik Italian, ndërsa kjo çështja ka nisur rreth 1 vit më parë. Në janar Juventusi u dënua me heqjen e 15 pikëve, por CAS-i ia riktheu ato. Gjithsesi në këtë rast kushtet nuk janë të njëjta dhe situata pritet vetëm në përkeqësim. Juventus akuzohet se nëpërmjet bilanceve të rreme, sidomos me lëvizjen e lojtarëve në merkato, ka manipuluar financat e klubit duke e nxjerrë atë në përputhje me rregullat.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin