MENU
klinika

Bardhezinjtë kërkojnë dënimin minimal

Juventusi përgatitet për gjyqin e së hënës

19.05.2023 - 12:30

Pas eliminimit nga Liga e Europës, Juventusin e pret një tjetër moment i rëndësishëm pasi të hënën do të jetë gjyqi i tyre për 15 pikët e hequra pak kohë më parë.

Bardhezinjtë shpresojnë që në gjyqin e radhës që do ët mbahet ditën e hënë, dënimi të mos jetë 15 pikë por më pak. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ekziston mundësia që të hiqen 9 pikë dhe në këtë mënyrë, Juventusi do të zbriste në vendin e 5 në klasifikim por duke pasur mundësi për të zënë vendin e katërt pasi diferenca e pikëve është vetëm 1 me Milanin.

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që dënimi për Juventusin të jetë 15 pikë aq sa ishte në fillim, por me pikët e rikthyera më pas nga Apeli. Nëse torinezëve i hiqen 15 pikët sërish, atëherë do të zbriste në vendin e 7 me 54 pikë dhe Europa do të ishte praktikisht e pamundur.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin