MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam kocka të buta. Me çfarë duhet të ushqehem?

17.05.2023 - 10:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam kocka të buta. Me çfarë duhet të ushqehem?

Përgjigjet mjeku: Sa herë flasim për shëndetin e kockave, mendojmë kalciumin dhe bulmetin. Është e vërtetë që kalciumi është minerali kryesor i kockave, por po aq të rëndësishëm janë edhe magnezi, kaliumi, vitamina C dhe Betakaroten për masën tonë kockore. Për këtë kockaarsye, për një masë kockore të shëndetshme, përveç bulmetit është e rëndësishme të konsumohen edhe:

fruta, perime, gjethet dhe lakrat jeshile
farat e susamit dhe kungullit
bajamet
fasulet dhe thjerrëzat
sardelet dhe salmoni
Pa harruar aleatin më të rëndësishëm, diellin

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN