MENU
klinika

“Jemi në zgjedhje, mos ia hiq dritat”

Kandidati i PS po blen vota, biseda me elektricistin

02.05.2023 - 09:48

Kryebashkiaku socialist në detyrë i Rrogozhinës, Edison Memolla është përgjuar teksa paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave. Regjistrimi i një bisede telefonike mes banores së Rrogozhinës dhe kryebashkiakut është bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022.

Elektriçistët kishin shkuar në shtëpinë e zonjës për të prerë dritat pasi ajo kishte disa muaj pa paguar dhe kjo e fundit i ka kërkuar ndihmë kryebashkiakut Memolla.
Gjatë bisedës telefonike kryebashkiaku i ka kërkuar të bisedojë me elektricistin të cilin e porositi të mos ia presë dritat sa të kalojë edhe muaji i zgjedhjeve.

Madje Memolla është shprehur i gatshëm ta paguajë ai faturën e muajit, por pasi elektricisti i ka thënë se zonja kishte 5 muaj pa paguar, kryebashkiaku ka thënë se do të komunikojë me shefin e tij./BW