Një kitarë e thyer nga Kurt Cobain, ish-vokalisti i grupit Nirvana, është shitur në një ankand për 600 000 dollarë.
Kitara e zezë Fender Stratocaster, që është përdorur nga Cobain, i cili vrau veten në vitin 1994, mendohej se nuk do të shitej më shumë se 100 mijë dollarë.
Kjo kitarë është rregulluar për ankandin, por me të nuk mund të bësh muzikë. Ajo ka firmat e tre anëtarëve të grupit dhe një shënim të vetë Kurt Cobain.
Këngëtari ka thyer shumë kitara gjatë karrierës së tij dhe kitara në fjalë është thyer gjatë punës së grupit për albumin e famshëm “Nevermind”, të vitit 1992.
Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur.
Dy vite më parë, kitara akustike që Kurt Cobain përdori për performancën e tij legjendare në “MTV Unplugged”, të vitit 1993, u shit për 6 milionë dollarë.