Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 30 maj 1957, Këshilli i Ministrave aprovoi projektdekretin mbi “krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”.
Në mbledhjen e kësaj date, qeveria vendosi emërimin e Zija Këlliçit si rektor të USHT-së, të Kolë Paparistos si zëvendësrektor për anën shkencore dhe të Hasan Dumës si zëvendësrektor për anën mësimore. Ky vendim do të hynte në fuqi më 1 qershor.
Sipas projektdekretit, USHT do të përbëhej nga 6 fakultete: Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Inxhinierisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Mjekësisë.
Vendimi përcaktonte që më 1 qershor, USHT-së t’i kalonin kuadrot dhe mjetet materiale e financiare.