MENU
klinika

Nuk ndalen protestat e serbëve

Komuna e Zveçanit rrethohet me tel me gjemba

31.05.2023 - 09:42

Serbët në veri të Kosovës janë grumbulluar sërish mëngjesin e sotëm në ndërtesat e komunave për të kundërshtuar dhe penguar kryetarët e rinj të zgjedhur më 23 prill që të ushtrojnë detyrën e tyre.

Situata më e tensionuar vijon të mbetet në Zveçani, i cili dy ditë më parë u kthye në një arenë përplasjesh mes trupave të KFOR dhe serbëve të veriut, duke lënë të plagosur të paktën 35 paqeruajtës italianë dhe hungarezë.

Këtë mëngjes, KFOR ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur tela me gjemba.

Sipas raportimeve nga vendngjarja protestës i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Në një reagim, pak orë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kërkoi që krerët e rinj të komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre në një tjetër godinë deri në uljen e tensioneve, propozim ky që u refuzua nga kryeministri Kurti, i cili tha se demokracia nuk mund t’i dorëzohet milicive fashiste që nuk përfaqësojnë komunitetin serbë në këtë zonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Grupet në Veri janë paguar nga Serbia”

Albin Kurti: Nuk e dorëzoj Kosovën te milicitë fashiste


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin