MENU
klinika

Analiza

Konfuzioni i Ukrainës, skemë për t’i kapur rusët në befasi

20.05.2023 - 09:30

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka qenë pa dyshim tema e diskutimit në frontin e luftës, në Kremlin por edhe midis ekspertëve perëndimorë. Pas disa sulmeve të njëpasnjëshme, u mendua se sulmi i planifikuar prej muajsh, kishte nisur. Bombardimi i pamëshirshëm i pikave ushtarake ruse; aludimet e zbarkimeve të vogla ukrainase përgjatë bregut lindor të okupuar të lumit Dnipro; dhe shpërthimet që goditën depot e karburantit dhe infrastrukturën brenda kufijve të Rusisë dhe në qytetet e pushtuara, të gjitha këto ishin shenja që duket se e vërtetuan. Mbi të gjitha evakuimi i popullatës civile në zonat e pushtuara, ngriti dyshimet. Megjithatë zyrtarisht, kundërofensiva e Ukrainës ende nuk ka filluar. Duke pasur parasysh pajisjet, këshillat dhe trajnimet e SHBA-së dhe NATO-s të në këtë operacion, një zyrtar i lartë amerikan tha kohët e fundit se SHBA-të e kishin stërvitur Kievin se si të “befasonte”, ndaj kjo vonesë në shpalljen e fillimit të sulmit është një taktikë, jo pasojë e kaosit ukrainas, çorganizimit dhe moti të pafavorshëm. Perëndimi po pret me padurim nisjen, me shpresën se Ukraina mund ta detyrojë Rusinë që të ulet në tavolinën e negociatave dhe kështu të hapet rrugë për t’i dhënë fund konfliktit.

Konfuzioni i Ukrainës

Qëllimi i këtij konfuzioni është qartazi të prishë ekuilibrin e Moskës, të paaftë për të vlerësuar nëse çdo sulm i ri nga forcat ukrainase është “ai”, apo thjesht një sulm i zakonshëm.Sulmet e fundit rreth Bakhmutit janë dëshmi për këtë. Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, kaloi 10 ditë, duke paralajmëruar rënien e Wagner-it, sepse po i mbaronin municionet. Ai nuk mori pothuajse asnjë përgjigje publike zyrtare dhe është e paqartë nëse ndonjë gjë ndryshoi pas tyre. Ajo që është e rëndësishme është përçarja e rusëve, diçka e paimagjinueshme në shkurt 2022. Shpërthimi i Prigozhin deri më tani ka rezultuar vetëm në ndryshime të vogla territoriale në Bakhmut. Por në të njëjtën kohë ka zbuluar një ndryshim sizmik në mënyrën se si po funksionojnë makineritë luftarake të Rusisë dhe Ukrainës. Kievi deri më tani ka arritur të mbajë sekret synimet, përgatitjet dhe gjithçka tjetër. Ukrainasit duket se kanë durim dhe aftësi për ta mbajtur planin e tyre mjaftueshëm konfidencial për ta zbatuar atë në mënyrë efektive. Moska në vend të kësaj ka shfaqur plotësisht problemet e saj. Rusia shpesh e ka përdorur dezinformimin me qëllim. Kur burimet ruse paralajmëruan për rrethimin e trupave ruse në Lyman këtë verë, ishte një mashtrim i krijuar për të larguar vëmendjen nga Moska duke ekzekutuar një tërheqje të qetë. Por në raste të tjera, debatet e tyre tregojnë kaosin që e ka kapluar. Tërheqja ruse nga Kherson ishte një shembull tjetër i mesazheve kontradiktore nga zyrtarë të lartë.

Zelensky signals long anticipated Ukraine counteroffensive will begin soon | CNN

Planet e fshehta

Në javët në vijim, ka të ngjarë të shohim më shumë konfuzion nga Ukraina. Sulmet kundër objektivave specifike dhe të rëndësishme ruse, brenda territorit të pushtuar, mund të rriten dramatikisht, po ashtu edhe sulmet me raketa në ndërtesa të mëdha brenda Luhanskut. Mund të ketë edhe alarme të rreme përgjatë një vije fronti prej 1000 kilometrash (620 milje). Në Perëndim, Ukraina duhet ta bëjë Khersonin e pushtuar të vazhdojë të duket i rrezikuar nga një sulm amfib përtej lumit Dnipro; dhe në lindje, Bakhmuti duhet të duket ende në rrezik. Dhe fronti i madh jugor i Zaporizhzhisë së pushtuar nga Rusia duhet të mbetet gjithashtu i rrezikuar.Moska nuk mund të përballojë të humbasë në asnjë nga këto tre fronte. Megjithatë, ajo mund të detyrohet të zgjedhë se kujt dëshiron t’i japë përparësi, dhe me këtë zgjedhje do të vijë rreziku i parë i një disfate strategjike për Putinin.Një sulm i plotë frontal kundër pozicioneve të dobëta ruse, ku zinxhirët e furnizimit, komanda dhe morali ka të ngjarë të jenë të dobëta, është i mundur nga Kievi në çdo kohë. Por disa javë të tjera konfuzioni dhe vetëkritikash ka të ngjarë të zvogëlojë koston njerëzore në Kiev. Mesazhet e paqarta të Moskës ndoshta tregojnë shenja të rralla të përçarjeve dhe konflikteve të brendshme,ndërsa ato të Kievit janë një shenjë qëllimi dhe vendosmërie.