MENU
klinika

Fisnik Qosja shpall fitoren

Krali pranon humbjen në Kavajë dhe i jep dorën Salianjit, simpatizantët e tij e përcjellin duke qarë

15.05.2023 - 21:49

Kavaja është duke numëruar kutitë e fundit, teksa duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.

Sakaq duket se këtë rezultat e ka pranuar dhe kandidati i PS, njëherësh kryebashkiaku aktual Redian Krali.

Ky i fundit i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Siç shihet edhe nga këto pamje, disa prej simpatizantve të kryebashkiakut të PS, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Nesër gara për 61 kryebashkiakët e rinj!