MENU
klinika

"Pas tre dekadave, po përgatitet një surprizë për..."

Kreshnik Spahiu zbulon çfarë pritet të ndodhë një ditë pas zgjedhjeve

05.05.2023 - 12:08

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se më 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve lokale do të lind opozita e re.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se kjo opozita do të përgatitet për largimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nga politika.

“Më 15 Maj do të lind opozita e re e fuqishme për largimin e këtyre dy personazheve nga politika. Opozita e re do të jetë surpriza e radhës pas tre dekadave për t’u përgatitur për zgjedhjet e 25, për largimin nga politika të këtyre individëve”– tha ai.