MENU
klinika

Shkak bëhet Champions League

Kupa e Shqipërisë ndryshon oraret

08.05.2023 - 21:24

Kupa e Shqipërisë do zhvillojë këtë të mërkurë dy ndeshjet e kthimit për fazën gjysmëfinale, nga të cilat do dalin edhe dy skuadrat finaliste. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë oraret e ndeshjeve, teksa shkaku mendohet të jetë Champions League.

Nëse Egnatia – Vllaznia (1-1) ishte programuar për në 15:00, dueli në Rrogozhinë do marrë jetë në 14:00. Sfida tjetër mes Teutës dhe Tiranës (0-3) do luhet në 17:00 në “Niko Dovana” dhe jo në 18:00 siç ishte programuar më herët.

Me mbrëmjen e se mërkurës që rezervon duelin mes Milanit dhe Interit në Champions League, FSHF ka ndryshuar oraret e ndeshjeve edhe për të pasur sa më shumë tifozë në “Niko Dovana”. Kujtojmë se finalja e Kupës së Shqipërisë zhvillohet në 1 qershor në “Air Albania”.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin