Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Mediat kosoavre bëjnë me dije se kjo ëhstë pika e parë e rendit të ditës në takimin q ëpo zhvillohet në Bruksel.
Në këta takim marrin pjesë edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe Miroslav Lajçak i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi.
Çfarë është Deklarata për Personat e Zhdukur?
Disa javë më parë Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë ka saqruar se kështu personat e zhdukur nuk do të quhen thjesht të zhdukur, port ë zhdukur me forçë, çfarë nënkupton se dikush i ka detyruar dhe që kërkon autorin dhe përgjegjësit për ngjarjen.
“Në Deklaratë, së pari, është që personat e zhdukur – siç kemi kërkuar në vazhdimësi – të mos quhen vetëm persona të zhdukur, sepse nuk janë të zhdukur prej natyrës, por të quhen persona të zhdukur me forcë. Ky është i vetmi term i bazuar në Konventën ndërkombëtare të OKB-së që e shpjegon se çka nënkupton një person i zhdukur me forcë, si mund të zhduket një person me forcë dhe kush është përgjegjës për këto zhdukje me forcë”, tha ai.
Sipas tij, një gjë e tillë e bën shtetin e Serbisë përgjegjës për krime të luftës në Kosovë.