MENU
klinika

"Serbia të mbajë përgjegjësi për shkeljet"

Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi

11.05.2023 - 16:01

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për takimin që mbajti sot në mëngjes me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Me anë të një postimi në Twitter Kurti tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”,- ka shkruar Kurti në Twitter.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin