MENU
klinika

Zgjedhjet në Greqi

Kush janë 7 shqiptarët që synojnë parlamentin

19.05.2023 - 12:29

Në mesin e kandidatëve të shumtë në zgjedhjet parlamentare qytetarët Grek do të kenë mundësinë që në fletët e votimit të zgjedhin edhe 7 kandidatë shqiptarë që garojnë nën siglën e forcave të ndryshme politike në këtë vend.

Fatos Malaj kandidon nën logon e partisë PASOK në Athinë dhe po me të njëjtën force politke edhe Niko Bilika kandidon në Selanik.

Tri kandidate të tjerë, përkatësisht Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari janë në garë nën logon e parties më të madhe opozitare të Greqisë, Siziza. Këto tri candidate garojnë në Selanik dhe Evia.

Për Partinë Komuniste Greke në Kretë në garë është Sidorela Kalthi ndërsa Paty Vardhami kandidon në Athinë nën logon e forces politike “Mera 25”.

Shumica e kandidatëve me origjinë Shqiptare që garojnë në zgjedhjet parlamentare të Greqisë janë të rinjë të talentuar nga brezi I dytë I emigrantëve të cilët janë arsimuar në shtetin fqinj apo në shtete të ndryshme perëndimore.

Përfshirja e shtetasve shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Greqisë vjen edhe si pasojë e ndryshimi të ligjit për nënshtetësinë në Greqi, ku sipas të dhënave nga autoritetet greke nga viti 2011 deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndahen mes Pasokut e Sirizës

Zgjedhjet e Greqisë, 7 shqiptarë kandidatë