Los Angeles Lakers udhëheq 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 127-97 ndaj Golden State në përballjen e tretë mes tyre. Në shtëpinë e tyre, Lakers nuk zhgënjyen, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.
Anthony Davis me 25 pikë e 13 rebound ishte lider në fushë për Lakers, mbështetur nga LeBron James e Russell me nga 21 pikë secili. Edhe stoli i Lakers bëri diferencën në këtë ndeshje, nga ku erdhën 48 pikë. Për Golden State shkëlqeu vetëm Stephen Curry me 23 pikë.
Në Konferencën e Lindjes, Miami fitoi 105-86 ndaj New York në fushën e tij, duke udhëhequr 2-1 serinë. Jimmy Butler si gjithnjë protagonist për skuadrën nga Florida, autor i 28 pikëve, ndërsa për miqtë mungoi lojtari-lider.
Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia (2-1)
New York – Miami (1-2)
Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix (2-1)
Golden State – Lakers (1-2)