MENU
klinika

Vrau pronarin e shtëpisë Petrit Vuksani në Shkodër

Lihet në burg 34-vjeçari Lekë Vuksani

06.05.2023 - 11:33

Gjykata e Shkodrë ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për 34 vjeçarin Lekë Vuksani, i cili tre ditë më parë vrau kushëririn e tij Petrit Vuksani.

Avokati mbrojtës i tij Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34 vjeçarit, i cili nuk ka folur në seancë dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Por Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 2 maj, ku Lekë Vuksani qëlloi me kallash kushëririn e tij Petrit Vuksani brenda shtëpisë së tij, pas një debati që kishin partur për qeran e shtëpisë, pasi 34 vjeçari jetonte me qira në banesën në pronësi të viktimës.

Pasi kreu krimin ai u largua me shpejtësi dhe qëndroi i fshehur në një banesë dhe pas disa orësh kërkime u bë i mundur arrestimi i tij.