MENU
klinika

Tregon çfarë e preku

Luizi flet pas fitores: Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy

13.05.2023 - 08:50

Në një intervistë për “Më lër të flas”, fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli rrëfeu se nuk e ka përjetuar mirë daljen nga BBVA dhe arsyeja kryesore ishte familja.

Luizi rrëfeu se familja e tij, sidomos e ëma dhe motra e tij, i kishin përjetuar shumë keq komentet e njerëzve në lidhje me hapjen e një llogarie për Luizin në GoFundMe. Ai tregoi se kishin qenë fansat ata që kishin kërkuar hapjen e një llogarie, mirëpo në dhomën e rrëfimit atij iu dha pak informacion, prandaj kërkoi mbylljen e menjëhershme të GoFundMe.

Si pasojë e deklaratës së tij, në shumë komente njerëzit shkruan se e motra dhe e ëma po tentonin të shfrytëzonin famën e tij. I prekur dhe me lot në sy, Luizi rrëfeu se kjo pjesë e ka prekur shumë.

“Motra ime ka ikur [në SHBA] me lot në sy, sepse i vinte turp,” tha ai. “Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy,” shtoi më tej.

Në vijim të intervistës, Luizi u shpreh se shpreson që nëpër portale të mos cenohet më familja e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do i bjerë fama shumë shpejt”

Ermal Mamaqi bën deklaratën e papritur për Luizin

Nga raporti me Luizin deri tek opinionistët

Çudit Kristi: Zhaklina mund të ketë tërheqje ndaj meje


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë