MENU
klinika

Lot dhe emocione

Luiz Ejlli shpallet fitues i ‘Big Brother VIP 2’, merr 100 mijë Euro

07.05.2023 - 10:28

Luiz Ejlli, padyshim kryefjala e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, u shpall fitues i reality show-t. Në përballjen kokë më kokë me Kristin në finale, Luizi rrëmbeu shumicën e votave të publikut.

Luizi u bë pjesë e shtëpisë së BBVA që prej fillimit, më 24 dhjetor. Që në ditët e para, ai ra në sy për energjinë dhe humorin. U deshën pak javë që Luizi të shndërrohej në protagonistin e spektaklit, që nisi që pas çështjes së sëmundjes shumë të diskutuar e vazhdoi më pas me debate, konflikte, lojëra dhe emocione pafund.

Me një sukses të jashtëzakonshëm në rrjete sociale, Luizi theu rekorde me klikime duke u shndërruar në personazhin më të komentuar të muajve të fundit.

Rrugëtimi i Luizit në “Big Brother VIP” u mbyll me kurorëzimin e dashurisë dhe fitoren e vendit të parë. Për shumë njerëz, Luizi do të mbetet një nga banorët më dinamikë në historinë e “Big Brother”.