MENU
klinika

Haaland vendos rekord

Manchester City prin Premier League-n!

04.05.2023 - 15:21

Premier League ka zhvilluar dy ndeshjet e prapambetura për javën e 28-të. Në “Etihad”, Manchester City triumfoi 3-0 me West Ham. Në “Anfield”, Liverpooli fitoi 1-0 me Fulhamin falë golit të Salah.

Në “Etihad Stadium”, Manchester City fitoi 3-0 me West Hamin për javën e 28-të dhe të prapambetur në Premier League. Tanimë djemtë e Guardiolës edhe me një ndeshje më pak janë në krye të Premier League, duke qenë me një dorë te titulli kampion për vitin e dytë radhazi. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 50-të Ake hapi duelin pas asistit të Mahrez. Haaland në minutën e 70-të shënoi golin e dytë, teksa tri pikët i vulosi Foden në të 85 minutë. Me 79 pikë, City qëndron në krye të renitjes me një pikë më shumë se Arsenali. “Qytetarët” kanë edhe një ndeshje më pak.

Në “Anfield Road”, Liverpooli fitoi 1-0 me Fulhamin për javën e 28-të në Premier League. Sfida e prapambetur u vendos nga goli i Salah në minutën e 39-të të ndeshjes me penallti. Në pjesën e dytë nuk pati histori, me djemtë e Klopp që shkojnë në kuotën e 59 pikëve në vendin e pestë.

Renditja:

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin