MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Marramendja, shkak temperaturat e larta apo problem shëndetësor?!

19.05.2023 - 11:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Marramendja, shkak temperaturat e larta apo problem shëndetësor?!

Mjeku: Mund të jetë një “surprizë” e pakëndshme për ju, në mesin e pushimeve, të ndjeni krejt papritur dhimbje veshi.

Vera është stina kryesore kur shfaqen problemet e veshëve. Të gjitha ata që notojnë, udhëtojnë dhe eksplorojnë hapësirat e mëdha mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore për çështjet e veshit.

Shkaqet që çojnë në probleme me dëgjimin
Veshin e ndajmë në 3 pjesë që janë: veshi i jashtëm, ku futet llapa e veshit dhe kanali i jashtëm i dëgjimit; veshi i mesëm, ku futet membrana timpanike apo daullja e veshit dhe kaviteti timpanik; dhe veshi i brendshëm, ku janë vendosur dy organe kryesore, si ai i dëgjimit dhe ekuilibrit, nga ku nisin fillesat e nervit të tetë të kokës, atij stato-akustik apo të dëgjimit dhe ekuilibrit.
Problemet e dëgjimit, që nisin në veshin e jashtëm kanë të bëjnë me bllokimin mekanik nga prezenca e dyllit apo edhe infeksione të kanalit të jashtëm gjatë periudhës së verës si otitet eksterne apo edhe te pacientët me patologji të lëkurës së kanalit si dermatitis atopik apo ekzema.
Patologji të tjera mund të jenë edhe zgjerimet kockore të kanalit të jashtëm apo eksostozat. Në sëmundjet e veshit të mesëm, që shoqërohen me rënie të dëgjimit janë otitet mediakronike apo infeksionet kronike të daulles së veshit, me daullen e çarë, otoskleroza apo ngurtësimi i kockave të dëgjimit në rrugën e transmetimit të tingullit, kolesteatoma apo tumori beninj i veshit të mesëm me aftësi shtrirëse deri në veshin e brendshëm etj.
Në sëmundjet e veshit të brendshëm, që ne na shqetësojnë dhe shoqërohen me dëmtim të konsiderueshëm të nervit të dëgjimit, janë sëmundja e Menierit apo sëmundja tipike e veshit të brendshëm apo VESHI i MESIT, siç njihet si term anatomikisht i gabuar nga pacientët dhe ndonjëherë thuhet edhe nga mjekët e përgjithshëm.
Dëmtimet kronike të nervit të dëgjimit, që vijnë nga krizat e herëpashershme, bëhen të qëndrueshme dhe ndonjëherë të parikthyeshme dhe shoqërohen me rënie të konsiderueshme dhe zhurmë në vesh.

Si ta kuptojmë kur marramendja vjen nga i nxehti dhe kur vjen për shkak të një problematike shëndetësore?
Në rastin që ne kemi krizën e parë atëherë rekomandohet që pacienti të shkojë në urgjencë. Maten parametrat vital, pra matet tensioni, bëhen analizat laboratorike, nëse mund të jetë ndonjë çrregullim nga problemet diabetike, problemet e anemive etj.

Nëse pas konsultës arrihet në përfundimin që të gjitha parametrat vital rezultojnë normal, atëherë pacienti kalon në shërbimin e ORL-së, për të parë problemet e veshit të brendshëm (kjo nëse është kriza e parë). Gjithmonë e sqarojmë që në sëmundjen e veshit të brendshëm, nuk e dimë asnjëherë kur mund të shfaqet kriza tjetër. Mundet që me ndryshimin e temperaturave ose me çrregullimin e patologjive të tjera, kriza e veshit
të rishfaqet përsëri.

Kujdesi që duhet të bëjnë pacientët që kanë probleme me marramendjen gjatë kësaj periudhe.
Rekomandojmë që pacientët të mbajnë nën kontroll të gjithë parametrat vital: tension,
diabet, analizat laboratorike; mos të qëndrojnë për një kohë të gjatë në temperatura të larta, mund të jenë pacientë që mund të kenë alergji të ndryshme, pra të mbajnë nën kontroll të gjitha çrregullimet që ata mund të kenë në organizëm. Përmend dhe një herë, që të mos të dalin në orarin në pikun e temperaturës, megjithatë edhe nëse ndodh, në çdo rast të dalin me syze. Të gjitha patologjitë të mbahen nën kontroll, sidomos për
brezninë e tretë.

Çfarë kujdesi duhet të tregojmë me veshët kur jemi në plazh apo pishina?
Pacientët që kanë sëmundje kronike të kanalit të jashtëm të dëgjimit, të tipit: ekzemë, çarje të daulles së veshit, infeksione kronike të daulles së veshit rekomandojmë gjithmonë që të përdorin; tapat, si dhe të thahet veshi me tharëse flokësh pasi del nga dushi, apo nga pishina. Nëse pas 24 orësh kontakti me ujin, vazhdon kruarja, dhimbja, si dhe pacienti ka vështirësi në hapjen dhe mbylljen e gojës, duhet patjetër të vijë tek mjeku ORL për t’u mjekuar.

A është kabineti i ORL-së i ngarkuar gjatë kësaj periudhe?
Ne jemi gjatë gjithë vitit të ngarkuar duke qenë se kemi 3 organe kryesore, të cilat bëhen problematike në periudha të caktuara të vitit. Por sidomos në stinën e verës, kabineti i ORL-së sa i përket infeksioneve të veshit qëndron në krye. Sidomos në periudhën e gushtit kur të gjithë specialitetet e tjera mund të marrin leje, ne jemi prapë në punë.

Po bajamet, a janë problematike në këtë kohë?
Po! Bajamet janë problematike si rezultat i ndryshimit të temperaturave, si rezultat i kondicionerëve, kalimi nga ambienti i ngrohtë, në ambiente më të ftohta etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.