MENU
klinika

Plani i detajuar prej 1 muaji

Sulmi me armë në shkollën në Serbi/ 14-vjeçari kishte hartuar një listë me viktimat

04.05.2023 - 10:05

Adoleshenti, i cili ekzekutoi tetë nxënës dhe një roje sigurie në një shkollë fillore në Serbi e planifikoi sulmin për javë të tëra dhe kishte një “listë vrasjesh”.


14-vjeçari që kreu masakrën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar kaloi një muaj duke detajuar planin dhe ishte i vendosur që askush nuk do ta pengonte për të realizuar qëllimin e tij.

Ai ishte aq i vendosur për të ekzekutuar nxënësit, saqë në fillim vrau me 15 plumba rojen Dragan Vlahoviq, edhe pse ishin miq të mirë, mëson Kurir.

Mësohet se adoleshenti dhe roja kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe shkëmbenin mesazhe edhe jashtë orarit të shkollës.

Megjithatë, as kjo nuk e ndaloi 14-vjeçarin të kryente masakrën e përgjakshme,

Roja nuk ishte në listën e adoleshentit, por ishte pengesë në rrugën e tij për të shkuar drejt nxënësve ndaj e ekzekutoi. Më pas, ai qëlloi me armë drejt shokëve të tij duke u marrë jetën.

“Nuk ka zgjedhur se kë ka qëlluar, disa nga të vrarët kanë qenë shokë të tij, kam qenë në një klasë tjetër kur kemi dëgjuar të shtënat, pastaj kanë ardhur të na marrin kur mbërriti policia, na kanë shoqëruar në anën tjetër, por pashë dy shokë në tokë që nuk lëviznin”, tha mes lotësh një nga nxënësit e shkollës.

“Nuk e dija që i kishte vrarë, shokët e mi u fshehën poshtë tavolinave dhe vrapuan nëpër klasa, por nuk arritën të shpëtonin, ai vrau miqtë e tij, nuk e di çdo ndodhë tani”, shtoi nxënësi, duke theksuar se vrasësi nuk ishte problematik por thjesht “i çuditshëm dhe pak njerëz shoqëroheshin me të”.

I mitur u arrestua në oborrin e shkollës nga policia pasi kreu vrasjet. Gjithashtu janë arrestuar nëna dhe babi i tij.

Nga 8 nxënësit e vrarë, 7 prej tyre ishin vajza në shkollë. Gjashtë nxënës të tjerë, katër djem e dy vajza, dhe një mësuese u plagosën nga të shtënat.

Një nga nxënëset e plagosura është në rrezik për jetën.

I dyshuari dyshohet se ka përdorur armët e babait të tij, të cilat i kishte me leje. Ai gjithashtu thuhet se ka shkuar në poligonin e qitjes më shumë se një herë me të atin para ngjarjes së rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


14-vjeçari mbajti shënim inicialet e viktimave

Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e letër


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin