MENU
klinika

14-vjeçari mbajti shënim inicialet e viktimave

Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e letër

03.05.2023 - 17:45

Fotoja që shihni më poshtë është e letrës ku 14-vjeçari me iniciale K.K., përpiloi me një laps listën e nxënësve që do të ekzekutonte sot, në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’. Autori i masakrës me 9 të vrarë, 8 nxënës dhe rojen e sigurisë kishte planifikuar 15 viktima dhe objektivat parësore ishin përpiluar në mënyrë të përllogaritur në një listë, ku shihet e skicuar një plan i shkollës dhe klasave.

FOTO-LAJM/ Masakra në Serbi, çdo gjë u planifikua me laps e
Fotoja

Çfarë ndodhi në shkollën ‘Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.