MENU
klinika

“Prek Cali, hero frymëzues"

Meta nga Shkodra: Votohet për Bashkitë dhe atdheun e lirinë

08.05.2023 - 10:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Shkodra ka përcjellë një tjetër mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se në këto zgjedhje nuk votohet vetëm për Bashkitë, por për atdheun dhe lirinë.

“Prek Cali mbetet një hero frymëzues për mbrojtjen e interesit kombëtar në të gjitha kohërat.

Në 14 Maj nuk votohet vetëm për bashkitë, por mbi të gjitha për Atdheun dhe Lirinë”, shkruan Meta, bashkëngjitur mesazhit në rrjetin social.

ilir meta shkoder zgjedhjet