Serie A e futbollit është në javën e 35-të. Në 15:00 në Salerno, Salernitana fitoi 1-0 me Atalantën, me gol të Candrevës në minutën e 90+3 të ndeshjes. Humbja largon bergamaskët nga zona Champions. Në 18:00 Spezia fitoi 2-0 me Milanin duke turpëruar zikaltërit, ndërsa në 20:45 luhet Inter – Sassuolo. Të martën në 21:00 luhet Inter – Milan për ndeshjen e kthimit në Champions League, me dy skuadrat që janë në provën gjenerale. Kujtojmë se në duelin e parë fitoi Milani 0-2.
Në stadiumin “Arechi” në Salerno, Salernitana fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 35-të në Serie A. Një gol i Candrevës në minutën e 90+3 të ndeshjes i dha tri pikë të tijve, ndërsa miqtë nga Bergamo shkojnë në vendin e shtatë duke dalë nga zona Champions. Me 38 pikë, Salernitana shkon në vendin e 15-të, duke qenë 11 pikë më shumë se zona e mbijetesës.
Spezia ka befasuar Milanin, teksa për javën e 35-të në Serie A kuqezinjtë e Piolit janë mundur 2-0 në stadiumin “Alberto Picco” në La Spezia. Me ndryshime në ekip, Milani nuk ia doli të marrë as edhe një pikë, teksa për momentin është jashtë zonës Champions. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Wisniewski që zhbllokoi ndeshjen në të 75 minutë, para se Esposito në të 85 të shënonte një gol brilant nga goditja e dënimit. Me 30 pikë, Spezia mban vendin e 18-të në Serie A, duke u futur në garë për të shpëtuar sezonin me një mbijetesë të mundshëm. Milani me 61 pikë ndodhet në vendin e pestë. Kujtojmë se kuqezinjtë kishin bërë disa ndryshime në formacion për këtë duel, duke lënë jashtë disa nga emrat e rëndësishëm. Milani luan të martë në 21:00 ndeshjen e kthimit kundër Interit për gjysmëfinalen e Champions League, me duelin e parë që u fitua 0-2 nga zikaltërit.
Serie A – java 35-të:
15:00 Salerniatan 1-0 Atalanta
18:00 Spezia 2-0 Milan
20:45 Inter – Sassuolo