MENU
klinika

Merkato kuqezi

Milani interesohet për Edon Zhegrovën

20.05.2023 - 16:09

Edon Zhegrova është në planet e Milanit për sezonin e ri. Ky është lajmi I bujshëm që po qarkullon në mediat italianë të cilat theksojnë se kuqezinjtë po kërkojnë një sulmues krahu dhe për këtë, kanë hedhur sytë nga shqiptari Zhegrova.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Milani mund të përdorë marrëdhëniet e shkëlqyera që kubi ka me Lille, edhe nëse ende nuk kanë nisur bisedimet. Duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe që luan me këmbën e majtë, ai mund të jetë zëvendësuesi i përsosur për Junior Messias. 24-vjeçari ka lindur në Gjermani, por përfaqëson Kosovën dhe mund të bëhet lojtari i parë dardan që luan me fanellën e Milanit. Edhe pse sulmuesi I djathtë ka një kontratë me Lilë deri në vitin 2026, dhe vlera e tij në treg është 7 milionë euro, në Itali shkruajnë se negociatat kanë nisur.

Edon Zhegrova u transferua te klubi francez nga Baseli para një viti, për afro shtatë milionë euro ndërsa me fanellën e Lille ka shënuar katër gola këtë sezon dhe ka dhuruar 5 asist.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin