MENU
klinika

Kishte celular në dorë

Misteri i vajzës në pikturën e vitit 1860

09.05.2023 - 16:41

Është një mister që rikthehet periodikisht në modë, por gjithmonë shkakton ndjesi. Në një pikturë të vitit 1860 të Ferdinand Georg Waldmüller një grua e re portretizohet duke ecur në një peizazh bukolik, duke mbajtur në duar atë që në shikim të parë duket të jetë një telefon celular.

Nëse dashamirësit e fantashkencës panë menjëherë provën e një udhëtari në kohë, ka nga ata që përkundër kësaj vazhduan të japin një shpjegim historiko-kulturor, duke zbuluar natyrën e vërtetë të objektit të mbajtur në duart e vajzës.

Siç kanë vënë në dukje disa kritikë arti, udhëtimi në kohë nuk ka asnjë lidhje me të. Vajza supozohet se mban një libër lutjesh ose, sipas llogarisë në Twitter, “The Daily News Opinion”, një Bibël të vogël, në një version shumë të përhapur në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë, i madh sa pëllëmba e dorës.

Ajo që habiti më shumë Peter Russell, zyrtarin në pension të qeverisë që vuri re për herë të parë objektin e çuditshëm në pikturën e Waldmüller në 2017, është se si konteksti në të cilin jetojmë ndikon në aftësinë tonë për të interpretuar atë që shohim: “Në 1860 çdo vëzhgues do të kishte identifikuar që vajza ka në duar një libër lutjesh. Sot të gjithë shohim një grua të re të zhytur nga njoftimet e smartfonit të saj”, tha ai.

Nuk është hera e parë që ne vërejmë udhëtarë (të supozuar) në kohë në pikturat antike. Një shembull tjetër është piktura e vitit 1937 e artistit italian Umberto Romano, Mr. Pynchon and the settling of Springfield, ku një nga personazhet duket se po shikon një smartphone, që në fakt është ndoshta një pasqyrë e thjeshtë.