MENU
klinika

Detaje nga ceremonia

Misterioze deri në fund/ Sia martohet në fshehtësi

10.05.2023 - 10:44

Këngëtarja e njohur Sia është martuar me Dan Bernard në një ceremoni të vogël dhe private në Villa Olivetta të Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në Portofino, Itali .

Për dasmën ku morën pjesë vetëm katër të ftuar, Sia kishte veshur një fustan sirenë dantelle me mëngë treçerekëshe dhe një qafë të lartë.

Çifti shkëmbyen betimet në një ambient të zbukuruar me lule shumëngjyrshe. Hapësira e jashtme kishte edhe tavolina luksoze ari me qirinj të bardhë në kuti xhami.

Është e paqartë se kur dyshja filluan të takoheshin, pasi Sia e ka mbajtur të fshehtë romancën e tyre. Ajo ka ndarë vetëm një foto me partnerin e saj në Instagram vitin e kaluar.

Para Bernard-it, këngëtarja 47-vjeçare ka qenë e martuar me Eric Anders. Çifti u nda në dhjetor të 2016.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë