MENU
klinika

"Unë nuk jam naiv, e di që..."

Mitsotakis: Do t’i zgjas dorën liderit të ri të Turqisë, por…

12.05.2023 - 13:35

Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë në pjesën më të madhe të intervistës së tij për Associated Press. Ai tha për AP se do t’i zgjasë “dorën e miqësisë” fituesit të zgjedhjeve në Turqi, por shtoi se shpreson që qeveria e ardhshme turke të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Perëndimit.

Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht vullnetit të tij për të biseduar me këdo që del fitues nga sondazhet e së dielës në Turqi, nuk është naiv.

“Unë nuk jam naiv, e di që politikat e jashtme të vendeve nuk ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Shpresoj që qeveria e ardhshme turke do të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Perëndimit në tërësi, jo vetëm ndaj Greqisë, ndaj Europës, ndaj NATO-s dhe ndaj Shteteve të Bashkuara.

Por përsëri, duhet të jem realist dhe jo shumë naiv dhe prandaj do të vazhdojmë politikën tonë të jashtme të qëndrueshme. Kjo do të thotë se ne do të vazhdojmë të forcojmë aftësitë tona parandaluese dhe mbrojtëse”, shtoi Kyriakos Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Ja ç'shkruan media gjermane për tensionet

“Erdogan nuk kërkonte gazin, donte të fundoste anijen greke”

Pas incidentit me presidenten e BE-së

“Diktator”, kryeministri italian zemëron Erdoganin


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi