MENU
klinika

Kiara Tito shuan të gjitha dyshimet

“Natën finale të BBVIP do të ketë dasmë!”

03.05.2023 - 10:30

Kiara Tito ka shuar të gjitha dyshimet, duke thënë se natën finale të BBVIP do të ketë një celebrim me Luiz Ejllin.
kiara

“Do të ndodhë një celebrim në natën finale, jam shumë e emocionuar”, tha ish banorja në Fun Club.

Kiara tregohet e rezervuar për të treguar detaje, ndërkohë që dëshmitare do të ketë tezen e saj.

“Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka”.

Por, a e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme?

“Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër”, përgjigjet moderatorja duke zbuluar edhe takimin që ka pasur këto ditë me nënën e të dashurit të saj.

“E kam takuar. Është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë, ma hoqi pak mallin e Luizit. Nuk gënjente kur thoshte që jemi i njëjti tip”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN