MENU
klinika

Boston barazon serinë e gjysmëfinaleve

NBA/ Celtics dominojnë 76ers

04.05.2023 - 15:22

NBA zhvilloi ndeshjen e radhës gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes. Në “TD Garden”, Boston Celtics bëri detyrën në shtëpi kundër Philadelphia 76ers duke fituar 121-87, në një ndeshje të dominuar nga skuadra “kelte” duke dërguar shifrat e përgjithshme në 1-1.

Perioda e parë u mbyll 28-22 për vendasit, teksa në të dytën 76ers e morën veten duke e mbyllur në humbje 29-27. Çereku i tretë i ndeshjes pa një dominim të Celtics, duke fituar 35-16. Në periodën e katërt Celtics dominoi 29-22, për rezultatin final 121-87.

Ai që shkëlqeu në parket ishte Jaylen Brown me 25 pikë, 4 asiste dhe 3 topa në tabelë, ndërsa pas tij vinte lojtari tjetër i Celtics, Malcolm Brogdon, me 23 pikë, 2 asiste dhe 6 topa në tabelë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin