04.05.2023 - 09:59
Një i burgosur 52-vjeçar në Fier ka ndërruar jetë paraditen e sotme pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.
Sipas BW, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ai ka shfaqur probleme shëndetësore në qeli.
Shoku i tij i qelisë ka konstatuar gjendjen e tij dhe ka njoftuar efektivët e burgut të cilët kanë marrë masat e para për ta dërguar atë drejt spitalit.
Ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Fierit.