MENU
klinika

Kuqezinjtë ish-futbollistët e Interit e Juventusit

Ndizet merkatoja e Milanit

14.05.2023 - 11:47

Interesi i Milanit për Karni Çukvuemeka nuk është zbehur kurrë edhe pse lojtari është trajtuar në merkaton e verës së vitit 2022, kur ai ishte ende në Aston Vila, përpara se Çelsi të shtinte në dorë mesfushorin e lindur në 2003- shin, duke shkruar një çek prej 18 milionë eurosh. Ai luajti vetëm 371 minuta këtë sezon dhe ishte vetëm një herë në formacionin titullar.

“Blutë” do ta shesin, por jo përfundimisht: huazimi mund të jetë zgjidhja më e mirë për të gjithë. Në këto momente thuhet se ka edhe kontakte mes Milanit dhe Ezekiel Palasios. Mesfushor i lindur në 1998-ën është më pak fizik se Çukvuemeka, por po aq intensiv. Në Bundesligë që nga viti 2019, argjentinasi është një lojtar i gatshëm, titullar i rregullt te “aspirinat”, me të cilët ka kontratë deri më 30 qershor 2025. Edhe Loftus Çik qarkullon prej kohësh në listat kuqezi të përforcimeve, por edhe në këtë rast, bisedimet do të bëhen me Çelsin, që duket i predispozuar të lirojë disa vende në organikë, e të bëjë disa shitje pas fushatës faraonike në merkaton e janarit.

VIJA E PARË – Më pas kalojmë tek emrat e shënuar me të kuqe për sulmin e Milanit. Një departament për të revolucionarizuar në tregun e ardhshëm të transferimeve. Në vend të Zlatan Ibrahimovic mund të vijë një tjetër futbollist me origjinë sllave. Fjala është për Marko Arnautoviçin, i lindur në vitin 1989- ën, kuotat e të cilit janë në rritje. Shënues i 8 golave në 19 ndeshje sezonale për Bolonjën, qendërsulmuesi austriak (pjesë e Interit të tripletës) ka një pagë të rëndë – 3 milionë euro neto në sezon – por kostoja e kartonit është e papërfillshme dhe mund të vlejë si investim. Një tjetër emër që Maldini e mban nën mbikëqyrje është ai i Alvaro Moratës. Thuajse 31-vjeçar, atij i skadon kontrata me Atletikon e Madridit në qershor të vitit 2024 dhe pa rinovim, një lamtumirë qershorin e ardhshëm është shumë e mundshme.

Kolegët spanjollë shtojnë gjithashtu se kuqezinjtë kanë gati një ofertë prej 15 milionë eurosh: një propozim shumë larg çmimit të kërkuar nga “los colchoneros”, që pretendojnë të paktën dyfishin e shumës. Në ndihmë të Milanit mund të vijë bashkëshortja e futbollistit, e cila duke qenë italiane gjithmonë i ka përqafuar nismat e Moratës për të luajtur në Serinë A.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin