MENU
klinika

Nga Mero Baze

Nëse Rama do fliste në Vlorë dhe Sarandë si Berisha në Tropojë

06.05.2023 - 21:11

Edi Rama ishte dje dhe sot në Sarandë dhe Vlorë që janë dy qytet simbol të jugut të Shqipërisë. Në Sarandë promovoi Oltion Çaçin, një biznesmen të suksesshëm turizmi, menaxher I Hotel Flower, i cili është i pari që ktheu në klientë të rregullt të turizmit shqiptarë gjermanët, sudezët, polakët, ukrainasit, serbët dhe maqedonasit. Ndërsa në Vlorë Ermal Dredhën, një diplomat karriere prej 15 vitesh që rikthehet në qytet si kandidat për kryetar bashkie, pasi ka shëtitur gjithë botën.

E gjithë retorika e Edi Ramës në jug të Shqipërisë është zhvillimi I turizmit, dhe investimet publike. E thënë kjo në Vlorë dhe Sarandë dy qytetet më të lakmuara nga turistët e huaj por dhe të rajonit, e bën dhe më të nevojshme kthimin e Shqipërisë në një shtëpi me dyer të hapura për çdo turistë nga çdo cep I Shqipërisë nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe më tej nga Evropa lindore e Perëndimore.

Turizmi po e shndërron realisht Shqipërinë jo vetëm në një destinacion udhëtimesh, por dhe në një vend më mendje hapur, më mikpritës dhe më me pak komplekse ndaj të huajve.

Saranda vazhdon të popullohet dhe në dimër nga qytetarë perëndimorë ndërsa qytete kryesore të Shqipërisë me det nga Vlora në Velipojë janë qysh tan të vizitueshëm nga turistët e huaj.

Përballë Edi Ramës në veri të Shqipërisë në Tropojë, Sai Berisha, I bën thirrje tropopjanëve të mbetur në Tropojë, të votojnë në bllok kundër Edi Ramës si njeri që sipas tij nuk e do Veriun.

Kuptohet që është thirrje e një njeriu të dëshpëruar, I cili nuk shikon më asnjë shans fitoreje por do së paku të mbaj një geto të vetën në veri që të qëndroj në politikë në Tiranë.

Kuptohet po ashtu se ndjen rreziqe real për humbje në Shkodër Pukë Malësi të Madhe Dibër etj. Pra qartazi Veriu nuk mbetet geto e Berishës por një hartë elektorale normale siç duhet të ishte gjithë Shqipëria po të mos ishte Berisha.

Berishën nuk po e diskriminon Jugu I Shqipërisë, por Shqipëria urbane. Berishën po e izolon kryeqyteti dhe qytetet e mëdha të Shqipërisë ato që janë më të ndriçuarat. Ato qytete që votuan të parat më 1991 Partinë Demokratike.

Veriu po reagon normal si një territor elektoral ku ish Partia Dmeorkatike ka shumicën.

Por do të mjaftonte ballafaqimi I dy modeleve, I asaj se çfarë kërkon dhe ofron Edi Rama në këtë fushatë, duke u përpjekur të paraqes një Shqipëri mendje hapur për ta bërë atë shtëpi të turizmit dhe për rajonin dhe Evropën dhe çfarë ofron Sali Berisha për ta bërë Shpellën e Dragobisë shtëpi të tij, për të kuptuar pa u lodhur sloganin e socialstëve.

Të cilin fatkeqësisht për Berishën, ai ua shpjegon më mirë shqiptarëve se Edi Rama, me ato që thotë përditë!