MENU
klinika

Turizmi në mars

Netqëndrimet e të huajve në hotele u rritën me rreth 45%

20.05.2023 - 15:23

Ritmet e rritjes së turizmit këtë vit po shfaqen muaj pas muaji më të mira sesa viti 2022 që është viti më i mirë historik i sektorit. Kjo pritshmëri pozitive duket se po ushqehet nga një sërë të dhënash ku përpos rritjes që rezulton nga lëvizjet e shtetasve e njëjta tendencë po shfaqet edhe në strukturat akomoduese.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për këto struktura për muajin e tretë të vitit ku duket se ecuria ka qenë me rritje në disa aspekte përfshirë edhe në normën neto të shfrytëzimit të kapaciteteve që në shkurt ishte lehtë më e ulët se viti paraardhës.

“Në muajin Mars 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29,8 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,9 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 46,6 %.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 25,8 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 44,9 %” vlerëson INSTAT.

Sipas INSTAT gjatë muajit Mars 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 29,8 %, krahasuar me Mars 2022. “Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 77,8 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 66,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 72,8 %

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,8 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1 %)” thuhet në publikim.

Netë qëndrimet në hotele

Të huajt kanë preferuar qëndrimin në hotele por duket se rritjen më të madhe në raport me vitin parardhës e ka pjesa e kampingjeve, çadrave apo rulotëve me 2.2 herë më shumë në mars 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë muajit Mars 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me muajin Mars 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 61,3 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 91,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë.

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (64,7 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (66,8 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,0 %).

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,6 %, kundrejt 8,7 % që ishte në muajin Mars 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 10,8 %, kundrejt 7,7 % që ishte në muajin Mars 2022” vlerëson INSTAT.

Marrë nga Monitor